Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Fifi, ka prekur ndjekësit me një rrëfim emocional të ndarë në një Instagram Story. Ajo ka publikuar një moment të ndjeshëm nga një video-telefonatë me të birin, që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj të sinqertë, Fifi ka shprehur dhimbjen dhe fajin që ndjen si nënë, për shkak të mungesës fizike pranë djalit të saj të vogël.
“A e din çka m’dhem ma së shumti në botë..? Që s’muj me qenë nana ‘perfekte’ për ty bir,” ka shkruar ajo me shumë ndjenjë, duke lënë të kuptohet për peshën emocionale që e shoqëron në përditshmëri.
Ajo shton se kjo dhimbje bëhet edhe më e rëndë kur të tjerët ia kujtojnë këtë fakt, duke i thelluar ndjesinë e mungesës dhe fajit.
“Hala ma shumë m’djeg që s’jam çdo ditë afër teje. Ishallah ki mem fal bir,” përfundon këngëtarja, duke emocionuar fansat me fjalët që vijnë nga zemra.