Presidentët e gjallë amerikanë do të mblidhen sërish sot – vetëm 11 ditë pasi u bënë bashkë për ta nderuar Jimmy Carter – për inaugurimin e Donald Trump.

Klintonëve, Bushëve dhe Bidenëve do t’i bashkohet vetëm një Obama – Barack – pasi ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoni. Është rasti i dytë formal radhazi, pas funeralit të Carter, që mungesa e zonjës Obama do të vihet re, raporton CNN.
Ndihmësit e familjes Obama nuk kanë pranuar ta shtjellojnë vendimin për ta anashkaluar inaugurimin, duke thënë vetëm se ishte një zgjedhje personale e ish-zonjës së parë. Mosmiratimi i saj për Donald Trump është i njohur, pasi dha kritika të ashpra ndaj tij në fushatën e vjeshtës së kaluar.