Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shtatzënë, shpërngulet në Belgjikë te i dashuri! Zbulohet gjinia e fëmijës
Nuk qëndroi gjatë në “Për’puthen” por u pëlqye shumë nga publiku.
Fjorela Peto, vajza që realizoi takime me Mevlanin, braktisi programin për të vazhduar një njohje jashtë. Së fundmi u mësuan shumë të reja nga ish-konkurrentja, e cila së shpejti do të shpërngulet në Belgjikë për të jetuar me të dashurin.
Por lajmi më i madh është ai i shtatzënisë, Fjorela është në muajin e tretë.
I dashuri i saj quhet Ani Brakaj dhe është i angazhuar me një biznes privat. Madje në profilet e tyre në Instagram vihet re se ata e ndjekin njëri-tjetrin. Për më tepër djali në fjalë ka publikuar një video nga makina, ku në sediljen e pasagjerit shihet e ulur një vajzë me flokë të zeza të gjata. Më herët mësuam se Fjorela shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, sepse është në pritje të ëmbël.
Ajo po planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen bashkë. Para disa ditësh është publikuar një foto e Fjorelës në të cilën vihet re barku i rrumbullakosur, ku lihet të kuptohet që shtatzënia e ka bërë shumë gjumashe. Së fundmi, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se para dy javësh çifti zbuloi gjininë e fëmijës dhe së shpejti ata do të bekohen me një vajzë, madje kanë zgjedhur dhe emrin e saj, Evita.
Sipas burimeve, procesi i marrjes së lejes së qëndrimit në Bruksel po ecën mirë për Fjorelën pas celebrimit me partnerin e saj dhe në fund të tetorit do të shpërngulet përfundimisht atje.
Fjorela nuk poston fare foto të reja në Instagram pasi do të shijojë ditët e fundit të shtatzënisë në fshehtësi dhe në qetësi të plotë.