Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Andi Shehi, është bërë baba për herë të parë! Ai dhe bashkëshortja e tij, Enki, kanë mirëpritur në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur një emër sa romantik, aq edhe i veçantë Amor.
Por nuk munguan as batutat! Enki, me humor, ka treguar se vogëlushi është “kopje e Andit” dhe se kushdo që do të dijë si duket Amor, thjesht duhet të imagjinojë Andin në version miniaturë!
Çifti simpatik është në një lidhje prej disa vitesh dhe e zyrtarizuan dashurinë e tyre në tetor të vitit të kaluar me një fejesë të thjeshtë, vetëm me rrethin e ngushtë familjar, shkruan Insajderi.