Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka hedhur dyshime serioze mbi rregullsinë dhe transparencën e formatit. Ai deklaroi se gjatë qëndrimit në shtëpi ka vërejtur elementë që sipas tij cenojnë ndershmërinë e lojës.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo krijon një avantazh të padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë, të cilët kanë qëndruar në izolim të plotë.
Megjithëse nuk përmendi emra konkretë, përdorimi i fjalës “fituesja” i ka bërë ndjekësit të aludojnë se ai i referohet Egla Cenos, fitueses së edicionit të fundit të BBVA.