Këngëtari i njohur Irkenc Hyka i ka dhënë fund beqarisë.
Artisti i shumë hiteve është martuar sot, teksa ka bërë një dasëm madhështore në Shqipëri.
Në mesin e të ftuarve pati shumë këngëtarë dhe figura publike të famshme.
Ka qenë mikja e çiftit, këngëtarja Zaimina Vasjari, që ka publikuar momente nga atmosfera e dasmës.
Irkenci dhe partnerja e tij, Abi, kanë një djalë 1 vjeçar të quajtur Aian.
