Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se ka suspenduar nga puna zyrtarin policor, i cili në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksidentin në Novosellë të Pejës.
IPK-ja ka njoftuar se zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte jashtë detyrës dhe me automjetin e tij privat.
“Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’ nga IPK-ja është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK-ja ka bërë të ditur se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.