Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

8. May 2025

Adea Pula e zbulon të dashurin e saj për ditëlindje

8. May 2025

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

8. May 2025

Pse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese

8. May 2025

Tension në Majami, një burrë i afrohet vajzës së Trump dhe burrit të saj- agjenti i shërbimit sekret përdor forcën

8. May 2025

Shitjet e Tesla-s bien në të gjithë Evropën

8. May 2025

Horoskopi i datës 8 maj 2025 nga Christine Haas

8. May 2025

Zbulohen prapaskenat e xhirimeve të sezonit të pestë të “Emily in Paris”

7. May 2025

Kryeministri indian merr këtë vendim pas tensioneve me Pakistanin

7. May 2025

Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si e zhdukur

7. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Lajme

Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë

24. December 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje që të bëhen lutje për paqë, gëzim e forcë.

Ai gjithashtu u shpreh se janë Kërshëndellat e 25-ta që po i festojmë në liri dhe tha se sivjet, sikur asnjëherë tjetër, nëpër gjitha sheshet e qyteteve dhe oborret e famullive, besimtarët dhe bashkëqytetarët tanë janë duke festuar, “po gëzojnë e po kënaqën me njëritjetrin”.

“Por, nuk duhet harruar që ne të pagëzuarit, kremtojmë Mishërimin e Fjalës, ardhjen e Zotit në historinë e botës dhe në jetën e njerëzve, sikurse e dëshmon Shën Gjoni në ungjillin e tij:  “Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë.” (Gjn 1, 14).  Në të kaluarën kemi përjetuar lloj-lloj vuajtjesh, padrejtësish e mohimesh, si nga të huajit ashtu edhe nga tanët. Megjithatë, ne qëndruam të fortë e të pathyeshëm duke kënduar: “Lavdi Zotit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve që i ka për zemër!” (Lk 2, 14). Me shpirtin e kësaj kënge të mbushur me gëzim, kemi shprehur besimin tonë në Zotin dhe kemi përjetuar shfaqjen e dashurisë së Hyjit në ne”.

“Fjala e Mishëruar-Krishti, është shpresa jonë që na mban të fort e të lumtur gjatë përballimit të vështirësive të botës, na forcon në vuajtjet tona dhe iu jep kuptim sakrificave që bëjmë përditë, kurse Shpirti i Tij i shenjtë na mëson të duam, të besojmë dhe  shpresojmë. Ai është frymëzimi ynë që na bën t’i mbetemi besnikë Fjalës. Forca jonë që na bën të qëndrueshëm në fe dhe gëzimi i shpresës që na mëson të shpresojmë në amshim”.

“Me Krishtin, Hyji ka kryer projektin e tij për shpëtimin tonë, përvujtënisht ka manifestuar dashurinë e tij në ne, dhe ka shfaq mbi ne mëshirën e vet. Nëpër Krishtin e ka shpall Ungjillin, Lajmin e Mirë të shpëtimit; na ka ftuar në kthim dhe pajtim me Hyjin Atë dhe ata që kanë pranuar Atësinë e Tij, i ka bërë bijë për amshim. Në Krishtin e ka manifestuar gjithë madhështinë dhe lavdinë e Tij, duke e ngjallur nga të vdekurit. Me ngjalljen e tij të gjithë ne jemi bërë pjesë e Lavdisë Hyjnore.  Prandaj, ndonëse akoma shtegtojmë mbi tokë, të jetojmë hyjnisht duke i kultivuar dhe përdorur frytet e shpirtit, që janë: “dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, përkormëria.” (Gal 5,22-23)”, thuhet në mesazhin e tij.

Ai tha gjithashtu se ushtrimi i fesë me dhe brenda bashkësisë së të pagëzuarve nëpërmjet siç u shpreh ai, “uratës, shërbesës së sakramenteve dhe shërbimit me dashuri, na mundëson të jetojmë realitetin e sotëm”.

“Ne të pagëzuarit besojmë, dëshmojmë dhe shpallim Krishtin shpëtimtar, pasi jemi “…trupi i Krishtit dhe secili prej nesh gjymtyrë e Tij” (1 Kor 12,27) . Duam të jemi burim paqeje dhe gurrë dashurie për të gjithë, sikur lutej Shën Françesku, e pastaj edhe Shën Nënë Tereza: “O Zot më bëjë vegël të paqes sate, ashtu që ku ka urrejtje të sjell dashuri, ku ka fyerje, të sjell falje; ku ka përçarje, të sjell unitet; ku ka dyshim, të sjell besim, ku ka dëshpërim, të sjell shpresë; ku ka errësirë, të sjell dritë; ku ka trishtim, të sjell gëzim.”

“Në këtë lutje përmblidhet tërë feja dhe misioni i të pagëzuarave, këndej dëshirojmë ta duam çdo njeri e çdo krijesë me zemrën e Krishtit, mu ashtu siç Ai na deshi ne (Khs. Gjon 15,12). Por, e gjithë kjo nuk mund të kuptohet pa fe. Pasi, s’ka shkencë që mund t’i vërtetojë, nuk kultivohen me asnjë lloj ndërhyrje gjenetike, nuk mund t’i njohë e as t’i lexojë  algoritmi më i përkryer i inteligjencës artificiale. Pastaj, ato nuk mund të blihen me pasuri materiale, të ruhen me rite religjioze, ose të mbrohen  me mjete juridike. Këto dhunti mund t’i ketë, t’i ndjejë, t’i sheh e t’i njeh vetëm një zemër e shëruar me mëshirë, një mendje e ndriçuar me fe dhe një njeri i shpëtuar prej Zotit dashuri”.

“Ushtrimi i fesë me dhe brenda bashkësisë së të pagëzuarve nëpërmjet uratës, shërbesës së sakramenteve dhe shërbimit me dashuri, na mundëson të jetojmë realitetin e sotëm, duke e bâ të tashme t’kaluemen e të qyshtashme atë që shpresojmë. Kjo do të thotë se në ne shprehet, përjetohet dhe shpresohet dashuria e Zotit, njëkohësisht dhe vazhdimisht. Kështu na mundësohet të shohim rrugën që përshkuan të parët tanë, të ndriçojmë shtigjet nga duhet të kalojmë, duke krijuar njëkohësisht shtegun e udhëtimit për gjeneratat e reja. Për këtë arsye, “përqendroni të gjitha forcat tuaja që t’ia shtoni fesë virtytin, virtytit dijen, dijes përkormërinë, përkormërisë qëndresën, qëndresës përshpirtërinë, përshpirtërisë dashurinë vëllazërore, dashurisë vëllazërore dashurinë që përfshin gjithkënd.” (2 Pjt 1, 5-7)”.

“Vëllezër dhe motra,  si gjithmonë, as në këto Krishtlindje, nuk do të mungojnë lutjet e mija për ju. Njëkohësisht ftoj që gjithë së bashku t’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë, që si pasues të Krishtit,  ta mbushim misionin tonë dhe të shpallim dashurinë e Tij në çdo kohë e në çdo vend. Qofshin të gjitha lutjet dhe veprat tona të mbushura me hirin e Hyjit dhe udhëzimin e Shpirtit  Shenjt. Gëzuar Krishtlindjet. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, thuhet tutje në mesazhin e Ipeshkvi Gjergjit.

86

Krishlindjet
Share. Facebook
Previous ArticleUshtarët e Koresë së Veriut po gjurmohen dhe vriten nga dronët ukrainas, publikohen pamje
Next Article Bardhi me falënderim për vitin 2024 dhe me mesazh për 2025-ën

Related Posts

Shitjet e Tesla-s bien në të gjithë Evropën

8. May 2025

Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si e zhdukur

7. May 2025

Policia irlandeze kërkon ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptar të zhdukur

7. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

Read More

Adea Pula e zbulon të dashurin e saj për ditëlindje

Read More

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

Read More

Pse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.