Për muaj me radhë ka qëndruar në vijën e parë të frontit duke u kujdesur për pacientët e prekur me Covid 19. Infermierja që shpërben në Klinikën Infektive, Shqipe Kadriu, ndonëse kishte qenë për më shumë se 8 orë në vendin e saj të punës, rrugës për në shtëpi atë e priti një ‘befasi’.
U dënua nga ana e zyrtarëve policorë për mosmbajtje të maskës. Ajo thotë se maskën e mbajti në mjekër pak sekonda pasi doli nga makina. Në atë moment ajo thotë se u ndalua nga policia e Kosovës. Ajo ka rrefyer per ngjarjen ne nje postim ne facebook duke thene se edhe policet qe e denuan s’e kishin të vendosur maskën mirë.
“Kolegia me ofroi me veturë afër banese, sapo dola tërhiqa maskën nër mjekërr pasi isha vet në rrugë. Policia me ndaloi u mundova t’iu tregojë që kamë drejtë pasi jam në hapsirë nuk më dëgjonin/ U thash, as ti s’e paske të vendosur maskën mirë pasi e ke lënë hundën jashtë.. dhe ma shkruan dënimin. Më thanë shko ankohu ku të mundesh. Wtf se ku jetojmë”, ka shkruar ajo.
E ka qenë pikërisht Shqipja-infermierja e QKUK’së e cila është parë e dërmuar në një fotografi që u bë virale në rrjetet sociale. E gjithë kjo pas punës së madhe me pacientët e prekur me COVID 19 të cilët ishin të shtrirë në Klinikën Infektive.