Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë deputeti Veton Berisha, i cili viktimën e ka të afërm.
Se Gecaj është prekur nga koronavirusi, Berisha e kishte njoftuar para disa ditësh.
Postimi i plotë:
Njoftim mortorë!
Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë,
Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.
Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq!
Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona.
Zoti të shpërbleftë më Xhennet.
Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja