Ina e Geri të dy dolën nga sezoni i parë Për’puthen si i pari dhe i vetmi
çift i emisionit, por duket se edhe historisë së tyre i ka ardhur fundi.
Ndonëse aludime mbi marrëdhënien e dyshes kishte javë më parë, mbrëmjen
e djeshme ka qenë vetë Ina që ka shuar çdo dyshim duke konfirmuar ndarjen.
LEXO EDHE: Leartën e lumturon ky person…
Me anë të disa pyetje-përgjigjeve në Instagram, ish-konkurrentja ka treguar se
është ndarë nga partneri.
Pyetjes nëse është apo nuk është akoma me Gerin, Ina i përgjigjet: “Nuk jam!”.
Nga ana tjetër, Geri nuk ka reaguar lidhur me këtë deklaratë të Inës, e madje kjo
e fundit nuk ka zgjedhur të japë më shumë shpjegime.
Dyshja u njoh në format, teksa ishin akoma pjesë e “E Diell” dhe dolën nga show
pak javë para përfundimit të sezonit për shkak të lidhjes që u krijua mes tyre.