Instituti Kombëtar i Shëndetit publik ka lëshuar edhe një thirrje për qytetarët e Kosovës, që të zbatojnë në përpikmëri masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
IKSHP me anë të një komunikate për media kanë thënë se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes, dhe se kjo sipas tyre mund të shkaktojë shpërthim epidemik në kryeqytet.
IKSHP i ka bërë thirrje qytetarëve që të shohin valën epidemike në shtetet e Evropës dhe të mendojnë se çka mund të ndodhë.
“Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë”, kanë thënë nga IKSHP.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Apeli i plotë i IKSHP-së:
Qytetarë!
Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem!
Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s keni!