Këto krofne napolitane do t’iu befasojnë me shijen e veçantë.
Patatet qërojini, ziejini, kullojini e shtypini.
Në qumështin e ngrohtë treteni tharmin e bukës bashkë me sheqerin dhe lëreni të fermentohet.
LEXO EDHE: Mëngjesi për sot: Tost francez me banane e Nutella
Vezët rrahini, bashkojini me gjalpë dhe hidhini tek pureja me patate. Shtoni edhe tharmin e fermentuar dhe lëvoren e grirë në rende të një portokalli.
Bëjeni një brumë dhe lëreni të pushojë për një orë.
Më pas hapeni në petë të madhe në trashësi prej 2 cm. Me ndihmën e një gote nxirrini krofnet.
Lërini të pushojnë edhe gjysmë ore e pastaj skuqini në vaj të nxehtë.
Në fund mund ti hishni edhe sheqer pluhur sipas dëshirës ose mund ti mbushni në mes.