I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin
Këngëtarja ka treguar për herë të parë se si ka nisur lidhja e saj e dashurisë. E ftuara e radhës në emisionin ‘Prive’ ka qenë Shkurte Gashi
Në rubrikën ‘5 data’, këngëtarja zbuloi takimin e parë me partnerin, Albert Limani duke treguar se si ka ndodhur ngjarja deri te fillimi i lidhjes. Shkurte Gashi, tha se i ka shkruar gabimisht në Instagram, Albert Limanit dhe aty ka nisur gjithçka.
“Nuk e kom njoft asnjëherë, faktikisht njohja, takimi jonë i parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi ku Miloti e ka postu një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bo lokacionin që jemi në Francë që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë por ish kon fake ai lokacion .
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Edhe unë tu mendu që i kom shkru Milotit, unë i kom shkrua Albertit. I kom shkrua të lumtë Milot edhe po m’vjen një mesazh mu Albert Limani, ‘Faleminderit shumë’ edhe një zemër kur hi e kqyri, i thom m’fal se Milotit jom kon tu i shkru,kurse mesazhi i dytë i Albertit ka qenë ‘faljet janë nga zoti mos ki dert se jom i joti ‘njëfarë poezie edhe thash wow cka me gjeti me to tash, kush e duron’ a din edhe i shkrova’ çka po don me thonë, tha kjo ‘don me thonë shumë po ska lidhje’. Edhe atë natë mu Miloti m’thirr veç me dal hajde dalim e pim ka njo edhe kemi dal jemi njoft e jemi ku jemi sot”, tha Shkurte Gash