Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Brianza të Italisë, teksa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një garë shpejtësie mes “supermakinave”, pjesë e të cilave ishte edhe i riu shqiptar.
Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Celularët e djemve do të analizohen dhe do të kontrollohet prania e alkoolit apo drogave në gjak.
Ata hipën në makinë. Arnoldi me një djalë 23 vjeç dhe një djalë 18 vjeç. Prej aty, në Monza-Saronno, një shtrirje e drejtë prej disa kilometrash, dy ekuipazhet do të fillonin sfidën e shpejtësisë. Para një rrethrrotullimi të madh, afër Limbiate, shoferi i “Range Rover” goditi rrethrrotullimin mu në mes, i cili veproi si trampolinë, duke e hedhur makinën në ajër, më pas u rrotullua në asfalt disa herë përpara se të përplasej në hekurudhë.
Një dinamikë e ngjashme me atë që shihet në një video amerikane të postuar disa vite më parë në Facebook nga Arnoldi, i cili kishte pasion makinat e shpejta. Ndihma mbërriti në pak minuta, ambulanca dhe zjarrfikësja. 18-vjeçari dhe 23-vjeçari i dyshuar për drejtimin e automjetit kanë arritur të dalin vetë nga makina. I pari u dërgua në spitalin Niguarda në Milano, ndërsa i dyti nuk pranoi të transportohej.
Nga ana tjetër, Arnoldi u nxor nga makina e aksidentuar nga zjarrfikësit. Për të, nxitimi për në spitalin e Monzas ishte i kotë. Ai vdiq pak pasi hyri në Departamentin e Emergjencave të San Gerardso. Hetimet do të zbardhin përgjegjësitë e 23-vjeçarit, i cili nëse drejtonte makinën, rrezikon të akuzohet për vrasje në rrugë. Po shqyrtohen edhe pozitat e të gjithë të rinjve të tjerë.