Ka vazhduar sërish “Big Brother Radio”, ku banorët kanë komentuar ndërmjet vete tema të ndryshme.
Françeska Murati teksa ishte në panel me vajzat e shtëpisë, ajo ua parashtroi një pyetje në lidhje me femrat.
“Keni ngacmuar ndonjëherë një vajzë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua konkurrenteve.
Rike Roçi thotë se e bën shpesh dhe se ju bën komplimente vazhdimisht.
“Unë i ngacmoj femrat shumë, në mënyrë të mirë”, tha ajo.
“Sa herë e shoh një vajzë të bukur, unë gjithmonë shkoj i them. Sa e bukur je, sa bukur je veshur”.