I mitur e plagos aksidentalisht me armë një të mitur tjetër në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është plagosur një djalë i mitur në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i mituri është plagosur aksidentalisht nga një i mitur tjetër.“
Në vendngjarje është gjete dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava” – thotë PK-ja.