Këngëtarja Dafina Zeqiri është përfolur ditëve të fundit për një ndarje nga DJ Geek, dhe krijimin e një lidhje të re dashurie.
Madje, fotografitë e Dafina Zeqirit duke u shoqëruar nga një tjetër mashkull, në Prishtinë, u publikuan para pak ditësh edhe në portale. Personi në foto u zbulua se quhej Kreshnik Gjergji dhe u aludua se është biznesmen. Por, që në të vërtetë nuk është ashtu, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Madje, personi në fjalë, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net as nuk është i dashuri i Dafinës. Përkundrazi, dyshja kanë një lidhje familjare mes vete, dhe vetë këngëtarja e njohur në një foto të publikuar kohë më parë në Instagram e prezantoi atë si “kushëri”.