Hysni Gucati është rizgjedhur kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Gucati e fitoi edhe një mandat 4-vjeçar në krye të OVL-së së UÇK-së, ku mori 112 vota.
Ai pati kundërkandidat nënkryetarin e dikurshëm, Nasim Haradinajn, i cili në këtë garë i mori 95 vota.
Gucati ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës deri në kohën kur ai u burgos në Hagë.