Sot pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës.
Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.
Sipas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës
Policia e Kosovës tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e saj në zbatim të vendimit qeveritar e cila ka të bëjë me masat e riregjistrimit të targave ilegale serbe “KM, etj” në RKS.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë sot thirrje qytetarëve që t’i regjistrojnë me targa RKS automjetet me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
MPB ritheksoi se pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targat e cekura më lartë.