Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.
“Rasti “Vdekje e dyshimtë” Studençan-Suharekë, ora 12:42, data 02 shtator 2020, Emergjenca në Suhareke informon se viktima V. B i lindur ne vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasoje e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihet shkaqet dhe motivi i rastit. Njësite relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajete me urdhër te prokurorit dërgohet ne IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.