Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë se dyshohet se shtetasi gjerman është hedhur nga hoteli.
Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.
Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)