Hulumtimi i ri ka zbuluar se shikimi i videove të TikTok për humbjen e peshës ekstreme mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor.
Shpenzimi i shumë kohëve në këtë rrjet social dhe veçanërisht shikimi i përmbajtjeve që promovojnë anoreksinë, dëmton vetëbesimin e femrave të reja dhe rrit rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit, sipas një studimi nga Universiteti Charles Sturt në Australi.
“Hulumtimi ynë tregoi se më pak se 10 minuta ekspozim ndaj përmbajtjes së TikTok që promovon anoreksi kishte pasoja negative të menjëhershme në krijimin e një imazhi ideal të trupit”, thanë autorët e studimit.
Ata shtuan se një ndikim negativ psikologjik mund të ndodhë edhe kur përdoruesit femra nuk kërkojnë domosdoshmërisht këtë lloj përmbajtjeje dhe e përdorin këtë rrjet social për një kohë të shkurtër.
Për të luftuar këtë problem, autorët e studimit rekomandojnë kontrolle dhe rregullore më të rrepta në lidhje me promovimin e anoreksisë, çrregullimeve të të ngrënit dhe përmbajtjes TikTok që promovon trupin “ideal”.
“Aktualisht po ndërmerren hapa për të hequr përmbajtjen e rrezikshme, duke përfshirë bllokimin e etiketave të tilla si #anorexia. Megjithatë, ka mënyra të ndryshme në të cilat përdoruesit i anashkalojnë këto kontrolle dhe nevojitet rregullim i mëtejshëm”, theksuan autorët e studimit.