Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se në koordinim më ministren e Arsimit, po shqyrtojnë masat nëse duhet të merren për parandalimin e coronavirusit.
“Ne koordinim me ministren e Arsimit po shqyrtojmë, nëse duhet merren masa të tjera parandaluese në institucione arsimore kundër COVID 19. Çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. Në mbledhje të Qeverisë do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të marrim masat e nevojshme”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, në Shqipëri tashmë janë regjistruar dy raste me coronavirusin, bëhet fjalë për babë e bir të cilët kishin qenë në Itali. Ndërsa institucionet arsimore janë mbyllur për dy javë.
Deri tani në Kosovë nuk është prekur ndonjë person nga kjo epidemi vdekjeprurëse. /io/