Qeveria Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, i cili më 14 mars ishte mbyllur kufiri shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.
Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.