Dashi
21 Mars – 19 PrillKeni kaluar nëpër disa situata sfiduese më parë. Për këtë arsye nuk do ta keni vështirë ta zgjidhni çfarëdo problemi që ju del përpara. Miqtë do të jenë të lumtur, nëse do t’ju kenë përreth për t’ju ndihmuar. Do të ishte mirë që një gjësend antik që e keni ta vlerësonit para se ta shisni.
Demi
20 Prill – 20 MajNuk ka asgjë më të mirë sesa kënaqësia që merrni kur punoni me njerëzit si ju. Projektet e reja do t’ju sjellin mundësi të reja për ta përdorur imagjinatën dhe për të qenë kreativ. Keni shumë ide të mrekullueshme, që mezi prisni t’i ndani, por keni nevojë për mbështetje para se t’i realizoni.
Binjakët
21 Maj – 20 QershorDoni të kaloni më shumë kohë në një punë, por dikush po ju shtyn ta kryeni më shpejt. Këmbëngulni për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Do të bëni miq të rinj. Nëse mund të takoheni me të tjerët, bëjeni. Është koha e duhur për të dalë jashtë, mirëpo gjithmonë duke iu përmbajtur masave kundër pandemisë.
Gaforrja
21 qershor – 22 KorrikKeni kaluar nëpër disa gjëra të ngjashme edhe më parë dhe do të befasoheni se sa shumë keni mësuar nga e kaluara. Kur flisni për të kaluarën me një shok të ngushtë, do t’ju duket sikur po u ktheheni kohërave të vjetra. Të dy mund të mbështeteni në të kaluarën, për të marrë mësime për të tashmen.
Luani
23 Korrik – 22 GushtI merrni përgjegjësitë shumë seriozisht dhe do të paraqiteni si duhet në një punë të rëndësishme. Mirëpo, po filloni të lodheni dhe do të keni nevojë që të pushoni pak, për t’i mbushur bateritë. Planifikimi i një pushimi për fundjavë do t’ju ndihmojë shumë.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 ShtatorPunoni në raportet tuaja me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje që sa kohë, do të keni nevojë që të bëni gjëra të reja, pasi ka filluar të zbehet. Në qoftë se jeni beqar/e, ekziston dikush që i ka sytë te ju. Tregohuni pak të vështirë, pasi sa më shumë që rezistoni, aq më shumë do të dojë t’ju ketë afër.
Peshorja
23 Shtator – 22 TetorDo të festoni për një sukses të përbashkët. Ka një ndjenjë të vazhdimësisë në një projekt grupor, pasi sukseset po vijnë njëra pas tjetrës. Nëse rrezikoni, do t’ju shpërblehet. Nganjëherë të qenët impulsiv mund t’ju ndihmojë, sepse mund t’ju sjellë rezultatet që kurrë nuk i kishit menduar se do t’i arrinit.
Akrepi
23 Tetor – 21 NëntorNjë familjar ka vendosur që ta bëni një pastrim të thellë të shtëpisë. Do të pajtoheni se kjo është ide e mirë, por janë disa gjëra që nuk doni t’i hidhni. Është e rëndësishme që t’i ruani gjërat e vlefshme në një vend të sigurt, ose ka mundësi që nuk do t’i shihni më kurrë.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 DhjetorNjë koleg apo fqinj do të kërkojë t’ia bëni një nder. Ndonëse nuk e njihni edhe aq mirë këtë person, nuk do të mendoni dy herë për t’i ndihmuar. Po lindin miqësi të reja. Familjes suaj nuk do t’i pëlqejë që keni nisur të merreni me një hobi, por asgjë nuk po ju ndalon tani.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 JanarPo mendoni nëse do të keni hapësirë të mjaftueshme në jetën tuaj, për t’i rregulluar të gjitha gjërat që duhet t’i bëni. Keni shumë gjëra për të bërë dhe shumë shpejt do të keni edhe disa gjëra personale me të cilat duhet të merreni. Ndaloni dhe shikoni se cilave gjëra duhet t’u jepni prioritet.
Ujori
20 Janar – 18 ShkurtDo ta vlerësoni këshillën e dikujt, me të cilin i keni fatet e lidhura. Po bëni plane bashkë, jeni bashkë në këtë punë, kështu që duhet ta dini se çfarë po mendojnë, ndiejnë dhe shpresojnë. Në mënyrë që të sqaroheni se jeni në faqen e njëjtë, duhet të flisni haptazi.
Peshqit
19 Shkurt – 20 MarsReflektoni për gjërat nëpër të cilat keni kaluar, pasi do të mund t’ju ndihmojë që t’i zgjidhni problemet e tanishme. Disa zhvillime interesante janë në rrugë e sipër dhe do të duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Nëse nuk doni që t’i keni punët keq me një familjar, kontribuoni diçka në shtëpi.