Ky do të jetë fati juaj bazuar në horoskopin e muajit dhjetor:
DASHI
Me ne fund këtë muaj ju do gjeni zgjidhje për disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën. Do jeni te logjikshëm për te mos e lënduar atë qe keni ne krah.
Pas datës 10 do mendoni t’i bëni edhe surpriza gjigande njeri-tjetrit. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër kudo qe te shkojnë. Mos dilni përtej limiteve te joshjes. Gjendja shëndetësore here pas here mund te ketë tronditje.
Nuk do ndiheni mire dhe duhet patjetër te bëni konsulta mjekësore. Mos e lini
gjendjen te përkeqësohet. Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe rreziqe
vetëm për ta përmirësuar shpejt buxhetin.
LEXO EDHE: Fati juaj në horoskop për ditën e parë të dhjetorit
DEMI
I ftohti i këtij muaji ka rrezik te ftohe edhe marrëdhënien tuaj me partnerin gjate
këtij muaji. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin dhe mund t’i
thoni atij edhe gjera qe deri me sot nuk keni guxuar. Beqaret nuk do ndihen mire
me personat qe do takojnë dhe nuk do e marrin guximin ta vazhdojnë me tej
njohjen duke pritur qe një dite princi i kaltër t’iu trokasë vete ne dere. Kjo ne fakt
do jete e vështirë. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si do kishit dëshiruar.
Do ju mungoje gjithë kohës energjia dhe mund te keni edhe luhatje tensioni.
BINJAKET
Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here
mund te ketë edhe ndonjë stuhi. Java e dyte dhe e trete do jene te mbushura me mosmarrëveshje te cilat do ju bëjnë te ndiheni keq. Me e mira është te mos e
braktisni partnerin, por te tregoheni te duruar dhe te bëni çdo përpjekje për t’u ripajtuar. Pas datës 22 gjithçka do jete me e qete dhe dielli do filloje te rilinde. Beqaret nuk
do jene ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre ne çift dhe ka mundësi t’i refuzojnë ftesat. Shëndetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore.
GAFORRJA
Këtë muaj keni për t’u ndier me mire pasi do jeni te rrethuar nga njerëzit qe ju duan.
Nga ana tjetër do jeni edhe me te logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një te
gjitha problemet qe keni pasur. Ata qe janë ne një lidhje do dashurohen me më
tepër pasion dhe do ndihen për mrekulli. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër
durim pasi personi i duhur do shfaqet nga java e trete. Me pas çdo gjë do marre
një tjetër kuptim për ta. Gjendja shëndetësore mund te ketë here pas here disa probleme. Lodhja dhe i ftohti mund t’iu bëjnë te jeni pa fuqi.
LUANI
Pasi te kalojnë pese ditët e para te muajit, gjate te cilave komunikimi do lere për
te dëshiruar, gjithçka me pas do ece me se miri. nuk do keni aspak mosmarrëveshje
me partnerin, përkundrazi do flisni hapur me te dhe do ani gati te programoni te ardhmen. Çdo gjë do e keni nen kontroll. Beqaret do bëjnë mire te mos kërkojnë dike
ne baze kriteresh sepse kane për te mbetur vetëm përgjithmonë. Shëndeti here pas here do jete delikat për shkak te lodhjes. Çlodhuni here pas here dhe mos neglizhoni vitaminat e proteinat.
VIRGJERESHA
Muaj jo shume i ngrohte ky për ata qe janë ne një lidhje. Javët e para do ndiheni si
te bllokuar dhe nuk do i shprehni dot ndjenjat qe keni ne zemër. Gjithsesi pas datës
17 gjithçka di filloje te ndryshoje dhe atmosfera do ngrohet. Beqaret do jene tejet nostalgjike për dashuritë e shkuara dhe nuk do jene gati për te pasur njohje te reja.
Dijeni se jo gjithmonë do ketë raste te mira dhe mund te mbeteni vetëm për një kohe
te gjate. Shëndeti here do jete i mire e here mund te ketë shqetësime. Mund te
prekeni nga gripi dhe do keni dhimbje trupi dhe dhimbje koke. Financat do jene te trazuara sidomos javën e pare.
PESHORJA
Ky muaj nuk do jete i keq për ju qe jeni ne një lidhje megjithatë do ju duhet pak
mund për te ruajtur qetësinë. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mos e lënë ne
asnjë moment pas dore personin qe kane ne krahë sepse situata mund t’iu dale
jashtë kontrollit.
Ne çdo moment duhet te mendoni si për vete ashtu edhe për atë qe keni ne krah.
Beqaret do kenë plot takime, por jo shume nga ato drithërueset. Gjithsesi çdo hap
duhet hedhur me kujdes ne mënyrë qe nesër te mos ketë pendime. Shëndeti do jete
i mire javën e pare, por nëse ju me pas nuk kujdeseni për veten, visheni holle apo konsumoni gjerat e dëmshme do keni probleme.
AKREPI
Ky muaj pritet te jete plot ngjyra. Për ata qe janë ne një lidhje klima do jete e ngrohte. Do i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah dhe do ja shprehni ndjenjat si asnjëherë me pare. Ne përgjithësi harmonia do mbizotëroje ne jetën tuaj. Beqaret do joshin kurdo çdo person qe do ju duket interesant. Pjesa me e madhe do e gjejnë qe javën e pare personin qe do ju përshtatet. Edhe gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe. Kohet e fundit keni ditur si te kujdeseni për veten tuaj. Financat do ju stresojnë paksa sepse mezi do arrini t’i mbani te qëndrueshme.
SHIGJETARI
Fillimi i muajit do jete shume i qete për ata qe janë ne një lidhje.
Do reflektoni me kujdes për çdo hap qe do hidhni dhe nuk do nxitoheni.
Pas datës 15 situata ka rrezik te pësojë disa ndryshime. Tregohuni te kujdesshëm
sepse shume persona do mundohen t’iu prishin pune. Beqaret nuk do kenë mundësi shume te mira për te realizuar takime te rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jete
i keq. Miqtë dhe familjaret do ju surprizojne ne çdo moment. Nëse për shëndetin
nuk përkujdeseni, situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime serioze. Financat do jene here pas here delikate.
BRICJAPI
Gjate këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi ne jetën tuaj ne çift.
Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha me ne fund do pajtohen dhe
do ndihen te qete. Beqaret do jene gjithë kohës te rrethuar nga miqtë e ngushte dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga jave e trete ka gjasa
te ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjende te mire. Do
e ndieni shume te ftohtin dhe do prekeni shpesh nga virozat e stinës. Financat do
jene te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq.
UJORI
Muaj delikat ky qe po vjen. Ata qe janë ne një lidhje do e lënë pas dore partnerin
ne javën e pare dhe kjo mund te krijoje një hendek mes tyre. Mosmarrëveshjet
dhe debatet do jene te forta. Pas date 12 gjerat do fillojnë te normalizohen disi.
Flisni hapur dhe pa dorashka për çdo gjë sepse vetëm ne këtë mënyrë do gjeni zgjidhje. Beqaret do realizojnë plot takime, por mire është te tregohen sa me te logjikshëm.
Po gabuan këtë muaj do i vuajnë pasojat për një kohe te gjate. Shëndeti do ketë
goxha shqetësime. Mund te vuani nga koliti ose nga stomaku.
PESHQIT
Këtë muaj do ju ndryshoje shpesh humori juve qe jeni ne një lidhje. Mund te
grindeni keq me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do tronditet.
Beqaret nuk duhet ta privojnë për asnjë çast veten e tyre sepse mundësitë vetëm njëherë ne jete vijnë. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e qëndrueshme.
Nuk do ndiheni me te stresuar dhe energjia do ju kaploje. Nuk do keni me as shqetësime nga mesi apo nga shpina. Ne planin financiar nuk do jeni aspak te logjikshëm dhe do kryeni shpenzime te pamenduara.