Politikani Talat Xhaferi është betuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.
Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.
BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.