Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe fituesi i zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqi janë bëtë hit në rrjetet sociale pasi që u shfaqën duke e pë rqafuar një lis.
U ngritën shumë pikëpyetje se çka do të thotë ajo foto më atë lis.
Do filmojmë veprime të këtilla Për historinë e lisit ka shkruar faqja zyrtare e fshatit Llugë në Facebook.
Postimi i plotë: Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë: RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq. Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu tamam të palë kundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë