Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se uikendi në Gjilan në përballje me Covid-19 ka qenë një betejë e ashpër, pasi kemi humbur dy gjilanas.
Ai më tej bënë lutje duke thënë që të kemi kujdes maksimal, përdorni maskat, pastroni duart dhe mbajeni distancën.
Postimi i plotë:
Uikendi në Gjilan në përballje me #COVID19 ka qenë një betejë e ashpër, pasi kemi humbur dy gjilanas. Solidariteti ynë shkon për 49 familjet gjilanase, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë pandemisë. Ju lutem, kujdes maksimal, përdorni në vazhdimësi maskat, pastroni duart dhe mbajeni distancën mes vete. Lufta me COVID-19 nuk fitohet në spital, por duke u kujdesur jashtë!