Kandidati për kryeministër nga PS-ja, Edi Rama ka njoftuar se ka pasur një telefonatë me ish Presidentin, Hashim Thaçi.
Rama shihet në zyrën e tij derisa po fliste në telefon me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në Gjykatën Speciale.
Rama në statusin e tij në Facebook, thotë se ka pranuar telefonat e Thaçit, të cilin e quan vëlla.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.