Pas shumë uljeve dhe ngritjeve në lidhjen e tyre, Melisa dhe Andi i kanë dhënë fund përfundimisht romancës.
Dyshja ishin çifti i vetëm i ‘’Për’puthen’’ që mendohej se do t’i mbijetonte kohës pasi askush nga konkurrentët nuk ka vazhduar gjatë lidhjen pas daljes nga programi.
Pak ditë pasi në media u përfol se Melisa ka lënë prapa këtë histori dhe ka nisur një lidhje të re, erdhi radha e Andit.
Ish-konkurrenti i njohur ka publikuar një foto, e cila ngjalli dyshime për një lidhje të mundshme dashurie.
Në “Instastory” ka publikuar një imazh në veturë por që vëmendje mori diçka tjetër.
Aty shihet se të krahu i tij është dora e një vajze, fytyra e së cilës nuk shihet dhe dyshimet e ndjekësve ishin të menjëhershme se bëhet fjalë për një të dashur të re.
Mbetet të shihet!