Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti kryeministrin Albin Kurti.
“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha tutje ai.