Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore.
Ndryshe edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro.
