Pas më shumë se dy orë ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e udhëhequr nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Pas kësaj mbledhje, veç Osmanit, ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Ai tha se ë këtë situatë që ndodhemi funksioni i Kuvendit është mëse i domosdoshëm.
“Ne posa e përfunduam mbledhjen këta që kanë qenë dhe janë shkarku dhe këta që po dojnë me ardhë po bëjnë veprime që po e pengojnë punën e Kuvendit.
Puna dhe funksioni është më se i domosdoshëm sidomos taku ku si institucione duhet të gjejmë mënyrën sipas Kushtetutës dhe ligjeve që të jemi në përkrahje të qytetarëve e bizneseve.
Ka edhe shumë ligje e marrëveshje të tjera ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme të ratifikohen nga Kuvendi që t’i fitojmëato fonde”, tha ai.
Hamza shtoi se PDK kanë qenë të hapur për të kontribuar në pako fiskale, por që s’kanë parë vullnet të mirë politik.
“Çdo ditë që vonohen ka me qenë efekti më i madh. Paratë që jepen s’kanë me pas efekt të njëjtë. Por e lamë edhe një mundësi që më 4 qershor ndoshta të ketë mundësi, por të takohemi paraprakisht.
Shohim që bizneset kanë vështirësi, në mbajtje të punëtorëve sidomos në sektorin privat. Edhe nëse i kanë marr 170 euro, s’është njëjtë si 300, 400 apo 500, prandaj është e domosdoshme që të jemi pozitiv në këtë drejtim”.