Hamasi të shtunën paralajmëroi se mund të ketë “dhjetëra mijëra” të vdekur dhe të plagosur nëse ushtria izraelite sulmon Rafah, në jug të largët të Rripit të Gazës, raporton AFP.
Kryeministri Benjamin Netanyahu këtë javë tha se ai kishte urdhëruar trupat të përgatiteshin për të hyrë në qytet, i mbushur me palestinezë të zhvendosur. Njoftimi shkaktoi shqetësim nga qeveritë e huaja, përfshirë SHBA-në dhe agjencitë e ndihmës që po përballen me një krizë humanitare në rritje në Gaza si rezultat i luftës.
Hamasi tha në një deklaratë se çdo veprim ushtarak do të kishte pasoja katastrofike që “mund të çojë në dhjetëra mijëra martirë dhe të plagosur nëse Rafah … pushtohet”.
Grupi militant palestinez që kontrollon Rripin e Gazës tha se do të mbante përgjegjës “administratën amerikane, komunitetin ndërkombëtar dhe pushtimin izraelit” nëse kjo ndodh.