Me datë 28 Nëntor shumë familjeve shqiptare në nevojë, do t’iu buzëqeshë fytyra. E gjitha kjo falë hoxhë Halil Kastratit!
Ai dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, do të dhurojnë plot 128 shtëpi. Ky është një gjest i mrekullueshëm human, falë të cilit do të të lumturohen shumë njerëz.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë hoxha, i cili gjatë gjithë vitit ka dhuruar shtëpi për njerëzit në nevojë. Pjesë e këtij gjesti, është dhe këngëtari Gold Ag i cili e ka përkrahur shpesh shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’.