Një shtetas i huaj ka marrë lëndime pasi që hajnat i kishin vjedhur me forcë dy telefona.
Mbrëmjen e djeshme një shtetas i huaj ka përfunduar në spital, kjo pasi që dy persona të dyshuar e kishin sulmuar fizikisht.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur pasi që viktimës, shtetasit të huaj, dy persona të panjohur ia kishin grabitur dy telefona dhe e kishin sulmuar fizikisht.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar lidhur me këtë rast.