Shkenca nuk rresht së na surprizuari!
Sipas një studimi të kohëve të fundit, rezulton se brenda trupit tonë ka qenë përherë një organ, të cilin ekspertët e kanë cilësuar gabim.
Studimi, që mund të konsiderohet padyshim si revolucionar, u botua në revistën “Scientific Reports” nga Qendra Mjekësore “Mount Sinai Beth Israel” dhe Universiteti i New York-ut. Aty shpjegohet se një ind lidhës është konsideruar gabim si i tillë, por në fakt bëhet fjalë për një lloj membrane ndarëse, e cila thuhet se është e shpërndarë në gjithë organizmin tonë.