Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon drejtësi për gruan e vrarë në Vushtrri
Showbiz

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon drejtësi për gruan e vrarë në Vushtrri

26. March 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore e ka dënuar ashpër vrasjen e gruas 42-vjeçare, e cila dyshohet të jetë vrarë nga A.M., i cili më pas kreu vetëvrasje.

Grupi tha se në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe Konventën e Stambollit, u bën thirrje institucioneve përkatëse të kryejnë një hetim të plotë për rrethanat e vdekjes së saj, duke siguruar proces të rregullt ligjor dhe drejtësi për viktimën.

“Gratë vazhdojnë të përballen me kërcënime të vazhdueshme të dhunës, gjë që e thekson nevojën për mekanizma të fuqizuar të mbrojtjes dhe përpjekje gjithëpërfshirëse për parandalim. GSBGJ bën thirrje për masa proaktive dhe urgjente për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

“Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime vendimtare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave, duke siguruar mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të autorëve, në përputhje të plotë me Konventën e Stambollit dhe Ligjin e Kosovës nr. 08/L-185 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, si dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026”.

“Policia dhe Qendrat për Punë Sociale duhet të realizojnë vlerësime të plota të rrezikut dhe të zbatojnë strategji të menaxhimit të rrezikut për çdo rast dhune ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Grupi tha se institucionet duhet ndarë burime të mjaftueshme për policinë dhe punonjësit socialë të specializuar për të prioritizuar rastet e dhunës në familje, ndërsa sipas tyre, duhet përmirësuar mekanizmat e raportimit për të siguruar një sistem më efektiv dhe më reagues ndaj dhunës me bazë gjinore.

Më poshtë gjeni të gjitha veprimet që sipas Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore duhet të merren për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave:

  • Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime vendimtare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave, duke siguruar mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të autorëve, në përputhje të plotë me Konventën e Stambollit dhe Ligjin e Kosovës nr. 08/L-185 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, si dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026.
  • Policia dhe Qendrat për Punë Sociale duhet të realizojnë vlerësime të plota të rrezikut dhe të zbatojnë strategji të menaxhimit të rrezikut për çdo rast dhune ndaj grave dhe vajzave.
  • Duhet ndarë burime të mjaftueshme për policinë dhe punonjësit socialë të specializuar për të prioritizuar rastet e dhunës në familje, ndërsa duhet përmirësuar mekanizmat e raportimit për të siguruar një sistem më efektiv dhe më reagues ndaj dhunës me bazë gjinore.
  • Çdo vrasje e ndërlidhur me gjininë, duhet të analizohet me kujdes për të identifikuar dështimet sistemike në mbrojtje, duke mundësuar masa parandaluese më të mira dhe më efektive.
  • Gjyqtarët duhet të zbatojnë në mënyrë të qëndrueshme legjislacionin që lidhet me urdhrat e mbrojtjes emergjente, të përkohshme dhe afatgjate.
  • Trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe dhunës tjetër me bazë gjinore nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përmirësohet, përfshirë edhe trajnime të mëtejshme, me synim dënime më të drejta në përputhje me Kodin Penal të Kosovës.
  • Duhet të forcohet koordinimi ndërinstitucional në nivel qendror dhe komunal. Duhet realizuar një rishikim ndërinstitucional i rasteve të fundit të vrasjeve me bazë gjinore për të identifikuar mangësitë institucionale dhe për të zbatuar masa korrigjuese që parandalojnë përsëritjen.
  • Përpjekjet për parandalim dhe reagim duhet të kenë një qasje të palëkundur të përqendruar te viktima, duke siguruar mbështetje gjithëpërfshirëse që nga kontakti i parë e deri te riintegrimi afatgjatë, rikuperimi, ndihma ligjore dhe fuqizimi ekonomik. Strehimoret për gratë viktima të dhunës në mbarë Kosovën duhet të financohen dhe mbështeten në mënyrë të përshtatshme.
  • Fëmijët viktima, dëshmitarët, dhe aty ku është e përshtatshme, anëtarët e familjes duhet të kenë qasje në ndihmë të specializuar të ofruar nga profesionistë të trajnuar.
  • Duhet të shqyrtohet miratimi i masave urgjente dhe ndryshimeve legjislative për të luftuar përhapjen dhe për të ndëshkuar posedimin e paligjshëm të armëve të vogla.

 

116

Barazi Gjinore
Share. Facebook
Previous ArticleElvana Gjata me detaje të reja për këngën e ardhshme
Next Article “Dua dasmë…” – Gjesti habit Eglin: Mjafton që ke fjetur me mua!

Related Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.