Një grua nigeriane ka shënuar rekord të ri botëror duke intervistuar 90 persona për 55 orë e 24 sekonda. Clara Chizoba Kronborg udhëheq një emision në YouTube të quajtur “Women’s World Show”.
Intervistat e saj përfshijnë biseda me njerëz të etnive dhe profesioneve të ndryshme, të cilët flasin rreth mënyrës se si kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse.
“Kjo përpjekje rekord ishte për bashkimin e individëve të ndryshëm dhe ndarjen e historive të tyre frymëzuese”, tha Kronborg për Guinness.
“Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht gratë punëtore, për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me njerëz që përballen me sfida të ngjashme”.