Gruaja e Lionel Meesi, Antonela Roccuzzo ka publikuar një fotografi në Instagram, pasi Argjentina fitoi Kupën e Amerikës.
“Kampionë. Le të shkojmë, Argjentinë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.
Kujtojmë që Argjentina mundi në finale 1:0 Kolumbinë pas kohës shtesë dhe golin e vetëm e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 112-të. Por vëmendje të veçantë mori Messi, i cili u detyrua të linte lojën në minutën e 66-të për shkak të një dëmtimi në këmbë.