Greta Koçi së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve lidhur me projektet dhe gjërat e tjera që dëshironin t’i dinin rreth saj.
Një prej tyre i shkruan “Kur do dale kenga e re se mezi po presim”, ndërsa përgjigja e këngëtares ishte e menjëhershme.
“Jemi duke punuar…se shpejti”, ka shkruar Greta, ndërsa fansave u mbetet të presin e të shohin se kur do të publikohet ajo këngë.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Greta Koçi është coveri i këngës “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit-Danit.