Greqia nisi të dielën një operacion shpëtimi për 13 personat e zhdukur pasi një anije mallrash u fundos nga erërat e forta pranë ishullit grek të Lesbos.
Një anëtar i ekuipazhit nga anija, i quajtur Raptor, u dërgua në spital me një helikopter të marinës, tha roja bregdetare, duke e përshkruar atë si “në një gjendje shoku”.
Fati i 13 të tjerëve, të përshkruar nga mediat lokale si 11 egjiptianë, dy sirianë dhe një indian, nuk ishte menjëherë i qartë, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.