I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar lidhur me takimin që presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë kishin në Uashington.
Përkatësisht, Grenell ka reaguar ndaj në postimi që gazetari britanik Tim Judah ka bërë në lidhje me këtë takime.
Judah ka shkruar se Përfaqësuesi Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe njerëzit te tjerë të administratës së Trump janë duke tentuar që të lëvizin shpejt drejt një marrëveshje të madhe Prishtinë-Beograd.
“Richard Grenell dhe njerëzit e Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe”, ka shkruar Judah.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Grenell duke e quajtur të pasaktë një vlerësim të tillë. Ai ka thënë gazetarit Judah se është duke shpikur gjëra dhe se askush nuk është duke lëvizur drejt një marrëveshje të shpejtë.
“Gabim. Nuk je duke e ditur se për çfarë po flet. Askush nuk po mundohet të veprojë me nguti dhe nuk ka marrëveshje madhore. Je duke shpikur gjëra”, shkruan ai për komentin e Judah.