Presidenti i zgjedhur i ShBA-së Donald Trump, tashmë ka filluar t’ua jap detyrat njerëzve me të cilët do të punojë.
E një nga njerëzit e tij më të afërt do të jetë edhe Richard Grenell.
Trump e ka caktuar atë në një pozitë goxha të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv
Siç shkruan Reuters, Grenell do të jetë i dërguar për misione të veçanta.
“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, pa dhënë më tej për përgjegjësitë e këtij pozicioni.