Granit Cana, ishte njëri nga banorët e Big Brother Vip Albania më të përfolur gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë.
Historia e tij me Fifin bëri bujë të madhe. Teksa u duk se mes dyshes po lindte diçka, përfundoi duke mbetur miq, siç ata të dy ishin deklaruar.
Modeli dhe futbollisti nga Kosova ka realizuar një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram ku mes tjerash u pyt pse Fifi nuk është ftuar të këndojë në clubin e njohur në Prishtinë ku ai është pjesë e stafit.
‘’Nuk ka absolut kurrgjë personale, as nuk varet prej meje po… (emri i clubit) gjithmonë është përkujdes mi ftu artistat që janë on top për atë çdo ndejë është stërfull me njerëz dhe është numër 1’’, ka qenë përgjigja e Granitit, e cila u mor si thumb ndaj Fifit, të cilën tërthorazi nuk e konsideroi artiste ‘’On Top’’ për të performuar në clubin e tyre.