Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën e 23 nëntorit në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person është ankuar në
polici se disa persona kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë marrë 3500
euro para të gatshme si dhe disa pako me cigare, vlera e të cilave ende nuk dihet.
LEXO EDHE: ‘Meraklitë e kerreve’ donacion për ‘Jetimat e Ballkanit’
“Rr. Shpetim Rrobaj, Prishtinë 23.11.2020 – 06:05.
Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në zyrën e tij
dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3500 € para të gatshme si dhe disa pako
me cigare vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalë
në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh.
Një burim i ka thënë se bëhet fjalë për marketin “Viva Fresh Family”, që ndodhet në këtë rrugë dhe i cili nuk ka shumë kohë që është hapur.