Një grabitje e denjë për skenat e filmave hollivudianë është regjistruar në Zagorje të Kroacisë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Rreth orës 03:30 pas mesnate, autorët hodhën në erë bankomatin në Oroslavje në, por duket se plani ka dështuar pasi shpërthimi i ATM-së ka bërë që paratë të shpërndahen në rrugën përreth.
“Së pari, rreth orës 2:50, dëgjova dikë të hipte në makinë. Mendova se ishin fëmijë ose punëtorë të huaj, sepse nuk kuptoja se çfarë po thoshin. Pak më vonë, rreth orës 3:30 është dëgjuar një zhurmë, pasi hajdutët janë larguar. Ishin 3-4 të tillë, njëri ishte roje, unë dhe fqinjët shikonim nga dritarja”, ka treguar një dëshmitar okular për portalin Zagorje International.