Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 10:30, te Albi Mall në Veternik të Prishtinës, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë të zjarrit.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti, tha se bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.